E akuzoi UEFA, 500 euro dhuratë nga presidenti DUKA për tifozin e njohur korçar (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 12:57 07-09-2019 E akuzoi UEFA, 500 euro dhuratë nga presidenti DUKA për tifozin e njohur korçar (FOTO) Fatura e kushtuesme e paguar nga presidenti i FSHF-së Armand Duka

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ditën e sotme ndeshjen e vështirë ndaj Francës, e cila do të luhet në orën 20:45 në “Stade de France”.

Me stafin dhe ekipin kuq e zi në Francë ka udhëtuar dhe një pjesë e delegacionit të Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët kishin dhe një të ftuar të “veçantë” në mesin e tyre. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ka bërë dhuratë udhëtimin në Paris me ekipin kuq e zi, tifozit të Skënderbeut Ilir Vrenozi.

Kujtojmë që Vrenozi ka qenë një nga personat e akuzuar nga UEFA për trukimet e ndeshjeve nga ana e Skënderbeut. Disa deklarata dhe postime të rezultateve të ndeshjeve të Ilir Vrenozit, kanë përfunduar në dosjen “Skënderbeu” që ndodhet në UEFA. Klubi korçar ka marr një dënim prej 10 vitesh përjashtim nga kupat e Europës, si dhe 1 milion euro gjobë, për shkeljet e konstatuara.

Vrenozi është shfaqur shumë i afërt me stafin e Kombëtares si dhe delegacionin shqiptar duke shpërndarë një sërë fotosh dhe midis tyre një faturë të “kripur” prej 500 euro ku thuhet se janë paguar vetëm “kafet” në Paris. Një shifër kjo e lartë për tu harxhuar midis miqsh në Francë.  Foton e ka nxjerr vetë tifozi i Skënderbeut, i cili “thumbonte” ziliqarët që e kritikuan për vizitën e tij në Paris.

“Nje kafe në Kullën Eifel , me delegacionin për të gjithë ata ziliqarë, që u bën keq për viziten time në Paris, dhuratë nga Presidenti Duka”, shkruan Ilir Vrenozi bashkëngjitur fotos së faturës.

Capture-2.png

ilir vrenozi.jpg

foto2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071940422058105
array(1) { ["section"]=> string(90) "e-akuzoi-uefa-500-euro-dhurate-nga-presidenti-duka-per-tifozin-e-njohur-korcar-foto-177614" }