E akuzuan për sondazhe të fshehta, reagon ashpër analisti Afrim Krasniqi

Publikuar tek: politike, më 19:55 13-06-2017 E akuzuan për sondazhe të fshehta, reagon ashpër analisti Afrim Krasniqi

Pak minuta më parë në disa prej portaleve më të mëdha në vend u pasqyrua një lajm të publikuar nga një portal Kosovar, i cili fliste për sondazhe të paguara që ishin realizuar nga politologu Afrim Krasniqi.

Mirëpo në një reagim të publikuar në rrjetin social facebook, Afrim Krasniqi e hedh poshtë këtë lajm duke e cilësuar atë si të rremë dhe të paguar. Ai kërkon nga mediat që publikuan lajmin që ta përgënjeshtrojnë atë. 

Reagimi i plotë i Afrim Krasniqit:

Ne artikull anonim i cituar si burim nga Gazeta Express ne Kosove ka shkruar se une, Afrim Krasniqi, kam zhvilluar disa sondazhe te fshehta dhe ia kam derguar ato perfaqesime diplomatike. Truku i tyre shkon deri atje sa thone se kane edhe kopje te dokumentit. Zakonisht trillime te tilla nuk duhen marre seriozisht por pashe se ca kolege ne Tirane i kane marre! Une e mesova nga lajmet anonime ne media se une paskam bere sondazhe..! Ne fakt, nuk kam bere dhe as kam ndermend te bej asnje sondazh. Pres qe koleget ne Tirane ta verifikojne lajmin e marre te gatshem nga Kosova dhe ta pergenjeshtrojne ate meqenese eshte 100% trillim, sic pres qe koleget nga Prishtina ta pergenjeshtrojne sms e nisur nga financuesit politike ne Tirane dhe te tregojne minimunin e etikes profesionale. Kaq.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.049192190170288
array(1) { ["section"]=> string(77) "e-akuzuan-per-sondazhe-te-fshehta-reagon-ashper-analisti-afrim-krasniqi-82359" }