E ardhmja e trajnerit Edi REJA dhe inagurimi i Arenës Kombëtare, Armand DUKA i zbulon nga Kukësi

Publikuar tek: sport, më 14:08 22-10-2019 E ardhmja e trajnerit Edi REJA dhe inagurimi i Arenës Kombëtare, Armand DUKA i zbulon nga Kukësi

Armand Duka ka qenë sot i pranishëm në Kukës për të mbikëqyrur nga afër punimet e stadiumit 'Zeqir Ymeri'.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka inspektuar këtë impiant që i është nënshtruar një rikonstruksioni total.

Kreu i FSHF-së ka folur shkurtimisht për mediet, teksa ka konfirmuar në krye të kuqezinjve Edi Rejën si dhe ka zbuluar se në 17 nëntor 'Arena Kombëtare' është gati për të pritur Francën.

'E sigurt është se Edi Reja do të jetë trajner i Kombëtares. Ka rikthyer klimën pozitive në skuadër. Arena Kombëtare? Ka ende punë, por do të jetë patjetër gati më 17 nëntor', ka përfunduar shkurtimisht për mediat ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019512176513672
array(1) { ["section"]=> string(102) "e-ardhmja-e-trajnerit-edi-reja-dhe-inagurimi-i-arenes-kombetare-armand-duka-i-zbulon-nga-kukesi-183061" }