E arrestuan si atentator të Lul Kullës, gazetari bën thirrjen URGJENTE për Erges Lipon

Publikuar tek: aktualitet, më 09:49 10-02-2018 E arrestuan si atentator të Lul Kullës, gazetari bën thirrjen URGJENTE për Erges Lipon

Tre ditë më parë qarkulluan informacione se janë vënë para drejtësisë autorët e dyshuar të atentatit ndaj biznesmentit Lul Kulla më 13 janar të këtij viti.

Mes tyre disa media kanë renditur si autor të dyshuar edhe djalin nga Pogradeci, Erges Lipo. Ndërkohë, miku i tij gazetar, i cili e njeh nga afër akuzon disa media online se kanë abuzuar me privatësinë e Lipos, duke e cilësuar atë si një snajperist, vetëm duke u bazuar në disa foto që ai kishte postuar në facebook me armë gjahu.

Gazetari Altin Halili jep po ashtu informacion të detajuar edhe për lëvizjet e Ergesit, ku sipas tij i riu në kohën e atentatit ndaj biznesmenit rezultonte i ndodhur në Greqi dhe ëhstë kthyer para disa ditësh në Pogradec.

POSTIMI I PLOTË

Erges na fal o vlla ,o shok !!! Jemi kazanë vërtet!!!

Kam dy dite qe degjoj lajmet dhe njoftimet e policise mbi arrestimet ne Elbasan.Ku disa te rinj nga Pogradeci rane ne pranga.Ne fakt ngjarje te tilla i shoh me gjakftohtesi pasi u ben gati 7 vite gazetar dhe jam mesuar.Por, ne po kaq vite, asnjehere nuk e kam ndjere veten kaq te "turperuar" si gazetar, kur shikoj se sa vret sot ky lloj profesioni sidomos te rinj te pafajshem.Kur disa port hale pa minimumin e informacionit dhe per disa like nxitojne te te bejne koke te krimit.I referohem ketu arrestimit te Erges Lipos i kthyer nga Greqia ne dt 26-27 Janar ne mos gaboj,ndersa ngjarja e Shkodres ndodhi rreth 13 Janarit. Ergesin,te cilin disa portale na e kishin bere edhe snajperist ?

A jeni ne vete se cfare shkruani more te mjere ?! 
A e dini se cfare nxirrni nga goja ?!

Po te pakten pyesni e mori dreqi se askush nuk ua kursen informacionin.A e dini se sa zemra dhe shpirtra thyeni me debillleqet tuaja amatoreske.A e dini se sa e keni lenduar nje Baba,Nene, moter dhe shoke e miq me krahasimet tuaja idioteske.
Ergesi snajperist ??? Te qeshesh eshte pak.Kane vizituar Facebookun e tij dhe kane gjetur 2-3 foto me arme gjahu,si i apasionuar pas gjuetise qe eshte edhe pas udhetimeve turistike,nuk ja numeroj dot udhetimet drejt Shen Marenes.
Po pse more te mjere nuk shikoni asnjehere realitetin.Pse nuk shikonit fotot se si rropatej duke mbledhur rrush ne Greqi,duke punuar ne ndertim apo ne bujqesi.E cuditshne eee??? Si mundet qe ti shihnit keto kur kishit ndermend ta kthenit ne snajperist.Po pa me thoni pak,çdo nje snajperist te punoje ne bujqesi dhe frutikulture ne Greqi ?!
Apo per mbulim ?! 
Sa te dobet jeni,sa ne llum jetoni.Por pse na perlyeni edhe ne,ne te tilla bataqe.Pse na beni te ndihemi te turperuar per zanatin.E dini sa te drejte i jap Rames,ne fakt nuk dua por ndonjehere them se ka te drejte.Jeni super kazane,pa pike lidhje me gazetarine dhe menyren e te berit raportim dhe gazetari.

Urgjent !!! Sa me shpejt,sa me shpejt nje ligj per keto port hale.Neser mund te jesh ti qe po lexon kete status qe do hysh ne gojen e tyre te piset.
Ashtu sic hyri shoku im Ergesi.Lereni mo gjykaten,prokurorine te bejne hetimet e duhura, pse intimidoni me lajme dhe tituj te rreme.
Na fal o Erges,me fal o vlla.Por kurre nuk e mendoja qe nje shok si ty te perfundonte ne nje kurth te tille dhe do te perlyej pikerisht nga pseudogazetaret.Zoti te dhente force ty dhe familjes tende per ta perballuar kete sprove inshAllah !!!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Njihuni me Shkendën, dedektivja e parë shqiptare që zbulon tradhëtitë bashkëshortore
Zemrat ‘pushtojnë’ rrugët e Tiranës, vishet me petkun e dashurisë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011744022369385
array(1) { ["section"]=> string(92) "e-arrestuan-si-atentator-te-lul-kulles-gazetari-ben-thirrjen-urgjente-per-erges-lipon-109797" }