E BUJSHME: Biznesmeni rus i kompanisë që pagoi për Bashën, është ish agjent i KGB-së

Publikuar tek: barometri, më 07:59 10-03-2018 E BUJSHME: Biznesmeni rus i kompanisë që pagoi për Bashën, është ish agjent i KGB-së

Një prej biznesmenëve rusë bashkëthemelues dhe aksioner me mbi 75% në kompaninë “Biniatta Trade”, Evgeni Sheremetjev rezulton të jetë ish agjent i shërbimit sekret rus, KGB gjatë viteve 1988.

Sipas një artikulli të publikuar në mediat izraelite Sheremetjev ishte një negociator i suksesshëm, në rastin e një pengmarrje që ndodhi në të njëjtin vit, duke siguruar lirimin e disa shtetasve hebrenj.

Po në atë kohë edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shërbente si një agjent i KGB-së në Berlinin e Lindjes dhe duket se marrëdhënia midis dy personave është vendosur që atëherë.

Sot ai ka një aktivitet të suksesshëm biznesi, që përfshin një zyrë shërbimesh ligjore dhe disa aktivitete të tjera fitimprurëse.

Sheremetjev është një nga biznesmenët të fshehur përmes kompanive “guaskë” që paguan shuma të mëdha parash për Nick Muzin, për t’i siguruar Lulzim Bashës lobim në SHBA dhe një foto me Donald Trump.

Më poshtë artikulli izraelit që e cilëson Sheremetjev si agjent të KGB-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023192882537842
array(1) { ["section"]=> string(89) "e-bujshme-biznesmeni-rus-i-kompanise-qe-pagoi-per-bashen-eshte-ish-agjent-i-kgb-se-112775" }