E BUJSHME/ Gjyqi i humbur ndaj Francesco Becchettit dhe detyrimi 110 milionë euro, Austria nis konfiskimin e pasurive shqiptare

Publikuar tek: aktualitet, më 22:50 26-11-2020 E BUJSHME/ Gjyqi i humbur ndaj Francesco Becchettit dhe detyrimi 110 milionë euro, Austria nis konfiskimin e pasurive shqiptare FotoMontazh: Biznesmeni Francesco Becchetti

Janë 110 milionë euro që Shqipëria duhet t'i paguajë biznesmenit Francesco Becchetti pas vendimit të marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë.

Shteti shqiptar ka refuzuar që ta paguajë këtë detyrim, ndaj disa shtete europiane kanë filluar të konfiskojnë pasuritë shqiptare që ndodhen në vendet e tyre.

E para e ka nisur Austria, ku disa banka dhe kompani energjitike kanë marrë një letër të pazakontë, ku pyeten nëse Shqipëria ka ndonjë pasuri në to.

Gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar në Qendrën për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) vendosi për fitoren e Becchettit dhe dy paditësve të tjerë, vendim të cilin Austria ka filluar ta zbatojë.

Përveç Austrisë, ka procedime paralele në vendet e tjera të Evropës, dhe sapo shuma totale të jetë mbledhur, atëherë edhe procedura e konfiskimeve do të përfundojë.

Lajmi është bërë i ditur nga media austriake Der Standard, e cila shkruan se një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë, firma ligjore “dorda” ka marrë përsipër mbledhjen e deri në 25 milionë euro për Becchettin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Dhimbja na bëri bashkë', Albin Kurti kujton tërmetin e 26 nëntorit: Shqipërisë nuk i kanë ardhur ende fondet e premtuara nga ndërkombëtarët
Prej ditësh i shtruar tek 'Shefqet Ndroqi', humb jetën nga Covid-i 78-vjeçari nga Elbasani (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.012449979782104
array(1) { ["section"]=> string(132) "e-bujshme-gjyqi-i-humbur-ndaj-francesco-becchettit-dhe-detyrimi-110-milione-euro-austria-nis-konfiskimin-e-pasurive-shqiptare-229267" }