E BUJSHME/ Ja si i shpëtoi atentatit kandidati për President i SHBA Joe Biden, furgoni ishte mbushur me lëndë shpërthyese

Publikuar tek: bota, më 21:56 23-10-2020 E BUJSHME/ Ja si i shpëtoi atentatit kandidati për President i SHBA Joe Biden, furgoni ishte mbushur me lëndë shpërthyese Donald Trump- Joe Biden

Teksa gjithçka po merrte formë dhe Joe Biden po bëhej gati të zbulonte kandidaturën e tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një komplot për ta vrarë u hartua ndaj tij. 

Aktin e kishte marrë Alexander Hillel Treisman. Treisman shkruajti një status në rrjetet sociale në muajin prill, në të cilin pyeste miqtë e tij se a duhet vrarë Joe Biden.

Kjo ngriti në këmbë autoritetet të cilët nisën mbrojtjen e Biden.  Nga ana tjetër, Treisman nisi të zbatonte planin. Ai kërkoi në internet për adresën e shtëpisë së Biden dhe për syze me shikim natën dhe njëkohësisht bleu një AR-15 në New Hampshire.

Në muajin maj, djaloshi u arrestua në Karolinën e Veriut, 4 milje larg shtëpisë ku jetonte Biden. Në furgonin e tij, policia gjeti katër pushkë, një pistoletë 9 mm, materiale shpërthyese, skema për montimin e bombave dhe 509,000 dollarë, që besohet të ishin trashëgimia e tij. 19-vjeçari po vuan dënimin në burgun e Karolinën, por jetën e kandidatit të Demokratëve për President e ka kërcënuar edhe një 42-vjeçar nga Maryland.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shefi i ushtrisë ajrore zbulon ‘krimet e luftës’: Nuk kishte vend në helikopter, i burgosuri qëllohet për vdekje
ALARMI i OBSH: Spitalet po mbushen që tani, muajt e ardhshëm do të jenë më të vështirë »
Article Logic
Execution time: 0.011497020721436
array(1) { ["section"]=> string(126) "e-bujshme-ja-si-i-shpetoi-atentatit-kandidati-per-president-i-shba-joe-biden-furgoni-ishte-mbushur-me-lende-shperthyese-224932" }