E BUJSHME, jep DORËHEQJEN presidenti i Bankës Botërore

Publikuar tek: bota, më 19:35 07-01-2019 E BUJSHME, jep DORËHEQJEN presidenti i Bankës Botërore

Jep dorëheqjen presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, pas gjashtë vitesh në këtë post.

Dorëheqja e tij do të hyjë në fuqi që nga 1 shkurti i këtij viti, ndërkohë që mandati Jim Yong Kim përfundonte në vitin 2022.

59 vjeçari Jim Yong Kim u zgjodh në një mandat të dytë pesëvjeçar në vitin 2017, por në mënyrë të papritur dha dorëheqjen për arsye personale.

'Ka qenë një nder i madh për të shërbyer si President i këtij institucioni të shquar, plot me individë të pasionuar, të përkushtuar ndaj misionit për t'i dhënë fund varfërisë ekstreme gjatë jetës sonë', tha Jim Yong Kim në një deklaratë.

Ndërkohë, rolin e presidentes së përkohshme do ta marrë Kristalina Georgieva, shefja ekzekutive e Bankës Botërore.

Kujtojmë se fillimisht Jim Yong Kim u propozua nga ish presidenti amerikan Barak Obama për t'u bërë president i Bankës Botërore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015561103820801
array(1) { ["section"]=> string(60) "e-bujshme-jep-doreheqjen-presidenti-i-bankes-boterore-147852" }