E BUJSHME: Komisioni i vlerësimit të kandidatëve në PD SKUALIFIKON Ervin SALIANJIN, Endri HASËN dhe disa ish-deputetë të tjerë (EMRAT)

Publikuar tek: politike, më 19:51 22-10-2020 E BUJSHME: Komisioni i vlerësimit të kandidatëve në PD SKUALIFIKON Ervin SALIANJIN, Endri HASËN dhe disa ish-deputetë të tjerë (EMRAT) Ervin Salianji / Flamur Noka

Komisioni i vlerësimit të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike skualifikon nga gara ish-deputetin Ervin Salianji, Endri Hasa, Romeo Gurakuqi, raportojnë mediat.

Ndonëse u votua nga baza në degën Maliq, komisioni ka vendosur ta nxjerrë Salianjin jashtë gare, duke i djegur mundësinë të kandidojë për deputet me PD-në në zgjedhjet e ardshme.

Emra të tjerë të skualifikuar janë ish-deputetët e 2017-ës Nada Meçorapja, Lindita Metaliaj, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi dhe Fatbardha Kadiu.

Lista me 316 emra iu dërgua ditën e sotme Kryesisë së PD-së, ndërsa tashmë e ka si Kryesia dhe Këshilli Politik për përzgjedhjen e emrave.

Kujtojmë se lista me emra, ndonëse ka shkuar në Kryesinë e PD ditën e sotme, nuk është bërë publike. Ndërsa nga PD nuk ka asnjë reagim lidhur me lajmet për skualifikimin e politikanëve të sipërpërmendur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha për inceneratorët: Ka një prokuror për tre afera që i kanë kushtuar 75 milionë euro shqiptarëve
A u shkel 5 Qershori? Ambasadorja Kim përgjigjet hapur: Opinioni im është i qartë »
Article Logic
Execution time: 0.012921094894409
array(1) { ["section"]=> string(150) "e-bujshme-komisioni-i-vleresimit-te-kandidateve-ne-pd-skualifikon-ervin-salianjin-flamur-noken-aldo-bumcin-dhe-disa-ish-deputete-te-tjere-emrat-224778" }