E BUJSHME/ Kontribut madhor në futboll, TARE kandidon për çmimin prestigjioz

Publikuar tek: sport, më 15:26 30-10-2019 E BUJSHME/ Kontribut madhor në futboll, TARE kandidon për çmimin prestigjioz Igli Tare

Igli Tare mund të fitojë çmimin prestigjioz ‘’Global Soçer Aëards’’ për ‘’Menaxherin më të mirë të vitit 2019’’.

Ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, aktualisht drejtori sportiv i Lacios është përzgjedhur si njëri prej finalisteve të mbrëmjes së 29 nëntorit që do të mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai do të sfidojë homologët: Andrea Bertan (Atletico Madrid), Michael Edëards (Liverpool), Eric Abidal (Barcelona) dhe Marc Overmas (Ajax). Tare ka bërë një punë madhore në klubin italian duke kryer transferime cilësore gjatë viteve të tij.

Ndërkohë për kategorinë e ‘’Futbollistit Më të Mirë të Vitit 2019’’, konkurojnë disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit, si: Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Virgil Van Dijk, Sadio Mane, Alisson Becker, Mohamed Salah, Bernardo Silva.

‘’Global Soçer Aëards’’ është njëri prej çmimeve më prestigjioze që jepen për futbollistët dhe trajnerët më të mirë të vitit. Për nga rëndësia, ai vjen pas ‘’Topit të Artë’’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073480606079102
array(1) { ["section"]=> string(81) "e-bujshme-kontribut-madhor-ne-futboll-tare-kandidon-per-cmimin-prestigjioz-184070" }