E bujshme, ky është ekipi që kërkon Lorik Canën për drejtor sportiv

Publikuar tek: bota, më 22:40 13-10-2017 E bujshme, ky është ekipi që kërkon Lorik Canën për drejtor sportiv

Pas tërheqjes nga futbolli, për Lorik Canën kanë ardhur ofertat e para për role drejtuese në futboll.

Ekipi i Louzanës në Zvicër, i ka propozuar ish-kapitenit rolin e drejtorit sportiv.

Klubi zvicerian nuk ka patur kurrë një drejtor sportiv dhe presidenti Alen Zhozef kërkon që Cana të jetë i pari, shkruan atsh. Vetë presidenti ka folur në mediat vendase në lidhje me çështjen, ku edhe ka bërë me dije se klubi është ende i interesuar për lojtarin.

“Kemi rreth një vit që negociojmë. Në fillim ne ishim gati që t’i jepnim mundësinë u te ne për të mbyllur karrierën. Tani që ai është shkëputur nga futbolli, kjo nuk do të thotë që profili i tij nuk na intereson më. Ai është një person i cili mund të sjellë një vlerë reale të shtuar në klubin tonë.” Nuk dihet cila do të jetë përgjigja e Lorikut, pasi ai ende nuk ka dhënë një prononcim në lidhje me çështjen. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071220397949219
array(1) { ["section"]=> string(72) "e-bujshme-ky-eshte-ekipi-qe-kerkon-lorik-canen-per-drejtor-sportiv-95827" }