Tirana ka zgjidhur mosmarrëveshjet me FIFA-n dhe ia ka dalë të zhbllokojë merkaton. Pak minuta më parë klubi kampion i Shqipërisë ka njoftuar se do vijojë puna për afrimin e lojtarëve të rinj.
Pak ditë më parë, Taulant Seferi u bashkua me Tiranën, ndërsa tani do vijë edhe prezantimi në klub. Tirana ishte bllokuar nga FIFA për regjistrimin e lojtarëve të rinj në merkaton e janarit, teksa një borxh për Wydad Casablancan dhe Moktar Cisse bëri që bardheblutë të viheshin në punë për zgjidhjen e çështjes, gjë që ka përfunduar me sukses.
Reagimi:
KF Tirana njofton se ka zgjidhur përfundimisht cështjen e bllokimit të merkatos. Pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA-s bëjmë me dije se ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve. Nga sot do të vijojmë të kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave te rinj që do të afrohen në klub dhe do të mbajnë veshur fanellën në vazhdimësi të sezonit.