E BUJSHME/ U grumbullua për herë të parë me Kombëtaren, lojtari i Superiores nuk udhëton dot jashtë shtetit

Publikuar tek: sport, më 22:22 03-10-2017 E BUJSHME/ U grumbullua për herë të parë me Kombëtaren, lojtari i Superiores nuk udhëton dot jashtë shtetit

Ditën e djeshme, portierit të Kukësit, Enea Koliçi i erdhi ftesa në Kombëtaren Shqiptare.

Por gjatë ditës së sotme Koliçi nuk ka marrë pjesë në grumbullim e kuqezinjëve, në Durrës, pasi nuk kishte… pasaportë.

Gardianit të verilindorëve, i kishte përfunduar afati i pasaportës së mëparshme dhe nuk mund të udhëtonte në Spanjë me të, kështu që udhëtoi drejt qytetit të tij, Pogradecit për t’a rinovuar atë.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës kundër Spanjës, më 6 tetor, ndërsa do të niset drejt gadishullit iberik një ditë më parë.

Nuk dihet nëse Koliçi do t’ja dalë të pajiset me pasaportë para nisjes së ekipit.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072660446166992
array(1) { ["section"]=> string(111) "e-bujshme-u-grumbullua-per-here-te-pare-me-kombetaren-lojtari-i-superiores-nuk-udheton-dot-jashte-shtetit-94634" }