E BUJSHME/ VETTINGU shkarkon prokuroren Donika PRELA, Ish-shefja e Krimeve të Rënda përfundimisht jashtë drejtësisë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:20 25-09-2020 E BUJSHME/ VETTINGU shkarkon prokuroren Donika PRELA, Ish-shefja e Krimeve të Rënda përfundimisht jashtë drejtësisë Ish-Prokurorja Donika Prela

Ish-drejtuesja e Prokurorisë për Krimet e Rënda Donika Prela, shkarkohet nga vettingu.

Prej më shumë se dy muaj, seancat për Donika Prelën caktoheshin në KPA por prokurorja nuk paraqitej me pretendimin se ishte sëmurë dhe kishte probleme shëndetësore.

Kujtojmë se, Prela kaloi me sukses provën e parë të vettingut dhe u konfirmua në detyrë më 5 shkurt të vitit 2019. Megjithatë, vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik, me arsyen se ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda nuk justifikonte një pjesë të kursimeve familjare.

Në muajin korrik, Donika Prela nuk mori pjesë në seancën e radhës në KPA me pretendimin se ishte sëmurë. Kështu, seanca u shty për në fillim të muajit shtator. Por sërish Prela nuk është paraqitur në seancë duke thënë se ishte sëmurë dhe është përfaqësuar nga avokati i saj, raporton neësbomb.al.

Ndërkohë, sot që ishte dhe data përfundimtare për të marrë një vendim për ish-drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prela është shkarkuar. Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është i formës së prerë. Donika Prela mbetet përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011389970779419
array(1) { ["section"]=> string(120) "e-bujshme-vettingu-shkarkon-prokuroren-donika-prela-ish-shefja-e-krimeve-te-renda-perfundimisht-jashte-drejtesise-221600" }