E burgosur se rregjistroi bossin e vet të lidhur me abuzime seksuale, kjo grua nuk tërhiqet, inspiron gratë e tjera kundër abuzimeve (HISTORIA NË INDONEZI)

Publikuar tek: bota, më 09:58 18-07-2019 E burgosur se rregjistroi bossin e vet të lidhur me abuzime seksuale, kjo grua nuk tërhiqet, inspiron gratë e tjera kundër abuzimeve (HISTORIA NË INDONEZI)

Kur Baiq Nuril Maknun rikujton sesi pronari i saj e thërriste në zyrë dhe fliste në detaje sesi ai donte seks me gra të tjera dhe cfarë kërkonte prej saj në këmbim, ajo fillonte të ndihej sëmurë.

“Ishte i neveristshëm. Doja të villja” thotë ajo.

41 vjeçarja, një myslimane e devotshme, dhe nënë e tre fëmijëve rikujton në lot sesi pronari i saj, një zyrtar në një shkollë ku ajo punonte në bibliotekë, e thërriste në zyrë dhe aty filluan dhe ngacmimet.

“I thosha të ndalonte. Nuk doja ti dëgjoja ato gjëra”, i tha Nuril CNN nga shtëpia e saj në ishullin indonezian të Lombok. “Isha e frikësuar se ai mund të më pushonte nga puna. E dinte se e kishte atë fuqi”.

Shkoi edhe më keq kur Nuril regjistroi një ndër telefonatat e tij si provë për ngacmimin seksual që kishte ndodhur sipas saj në më shumë se 50 raste, duke filluar nga viti 2012.

Regjistrimi, thotë ajo, ishte dërguar nga një koleg i saj në Departamentin e Edukimit. Pak kohë pas kësaj, Nuril u pushua nga puna dhe punëdhënësi i saj e çoi në gjykatë për shpifje.

Nuril që tha se po vuante ngacmimin seksual prej më shumë se një viti, kaloi dy muaj të tjerë në burg gjatë fillimit të investigimit në 2017.

Por një gjykatë e shpalli të pafajshme në 2017 megjithatë porkurorët e vazhduan procesin në gjykatën e lartë.

“Si mundet që dikush që është viktimë të jetë i fajshëm? Ligji supozohet të më mbrojë jo të më fusë në burg” thotë Nuril.

Dhe padrejtësisë i shtohet edhe fakti që dhunuesi i saj nuk përballet me asnjë akuzë. Ai ëshë një zyrtar publik që promovohet në administratën shtetërore.

CNN kontaktoi me zyrtarin që nuk donte të komentonte për çështjen. “Kam lënë Zotin ta zgjidhë këtë problem” tha ai.

Avokati i Nuril i tha CNN se sistemi është i gabuar. “Baiq Nuril është viktimë dhe është tashmë me akiuza kriminale. Ndërkohë që dhunuesi është i lirë. Madje ka marrë edhe rritje në detyrë” thotë ai.

Për Nuril, një grua e fortë që jeton në një fshat të vogël, jeta rrotullohet nga familja dhe religjioni. Ajo kujdeset që fëmijët të marrin pjesë në cdo lutjeje të pasditeve dhe u mëson atyre mënyrat e besimit. Ceshtja e goditi fort, por ishin fëmijët që I kërkuan të vazhdonte.

Nuril është e lidhur me rrogën prej 75 dollarësh që merr në muaj në shkollë për të ndihmuar fëmijët e vet.

Çeshtja e saj shpërndau një valë mbështetësish edhe për organizatat ndërkombëtare dhe brenda vendit. Ka filluar një fushatë në tëitter dhe rrjetet sociale #saveBuNuril. Ndërkohë që peticioni ku presidentit Joko Ëidodo I kërkohet ta amnistojë, tashmë ka shkuar në 300 mijë firma.

190717140418-07-as-equals-indonesia-sexual-harassment-super-169.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072050094604492
array(1) { ["section"]=> string(158) "e-burgosur-se-rregjistroi-bossin-e-vet-te-lidhur-me-abuzime-seksuale-kjo-grua-nuk-terhiqet-inspiron-grate-e-tjera-kunder-abuzimeve-historia-ne-indonezi-172579" }