E cilësuan “barbar osman tipik”, shfaqet në publik imami Ylli Gurra, kush është administratori që e shoqëron (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:59 08-09-2017 E cilësuan “barbar osman tipik”, shfaqet në publik imami Ylli Gurra, kush është administratori që e shoqëron (FOTO)

Mes dhjetëra të ftuarve në mbrëmjen e 20-vjetorit të emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut në sheshin “Nënë Tereza”, i pranishëm ka qenë edhe imami i Tiranës, Ylli Gurra.

Ai u përfol pas debatit për mbulimin e bustit të Skënderbeut në ditën e Kurban Bajramit, ndërsa avokati Spartak Ngjela e cilësoi atë si një “barbar osman tipik” , ndërsa bëri thirrje për ta arrestuar.

Duket se Gurra e ka kaluar këtë debat dhe është shfaqur në festën e mbrëmshme, i shoqëruar bashkë me administratorin e një kompanie industruale, Kristian Boci.

Administratori bie menjëherë në sy në këtë foto të postuar në rrjetet sociale, jo vetëm për elegancën e tij në të veshur, por edhe për mesazhin e rëndësishëm që përcjell.

“Feja jonë është vllazëria dhe harmonia. Zoti na bekoftë!”, shkruan Boci në statusin e kësaj fotoje, si për të ç'tensionuar disi situatën. 

 

 

 statusi.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071399211883545
array(1) { ["section"]=> string(115) "e-cilesuan-barbar-osman-tipik-shfaqet-ne-publik-imami-ylli-gurra-kush-eshte-administratori-qe-e-shoqeron-foto-91589" }