E çmendur pas Januzajt, britanikja tenton vetëvrasjen

Publikuar tek: bota, më 20:17 17-05-2016 E çmendur pas Januzajt, britanikja tenton vetëvrasjen

Një tifoze e çmendur e Manchester United ka treguar për “The Sun” historinë dhe fiksimin e saj për shqiptarin Adnan Januzaj, që i kishte shkatërruar jetën dhe për pak e kishte çuar në vetëvrasje.

Mai Alexander ishte aq e bindur që ishte në një lidhje me Januzajn, sa që kishte planifikuar edhe martesën, madje duke vendosur edhe për emrat e fëmijëve që ajo dhe futbollisti do t’i bënin.

Vetëm pasi tentoi vetëvrasjen iu kthye realitetit pas një lidhje imagjinare që i kishte shkatërruar përditshmërinë, duke jetuar në ëndrrën e saj që nuk u bë kurrë realitet.

Tani, Mai ka treguar për herë të parë rreth kësaj historie, fiksimit dhe pasionit të saj për yllin e United.

“Mbaj mend ndeshjen e parë kur e pash atë – vërtetë e adhuroja. Isha me babanë dhe thashë ‘ai është i lezetshëm. Ai më tregoi se ishte i ri dhe kështu unë doja të zbuloja më shumë. Nisa ta ndjek në Instagram dhe Tëitter, i pashë të gjitha postimet e tij që nga fillimi.

Bëhesha shumë xheloze nëse dikush thoshte se ai është seksi – më thyhej zemra. Ndihesha sikur ai është i dashuri im dhe e urreja faktin se vajzat e tjera e shikonin atë. Fillova të kërkoja për të në google, shikoja se ku ishte dhe çfarë po bënte dhe pas një jave unë u fiksova keq. Vendosa postera të tij në të gjithë cepat e dhomës sime, raporton “Panorama”.

Isha në një lidhje një muajshe, dhe ai (i dashuri) shpesh bënte shaka se ‘aty duhet të jetë fotoja ime jo e tij’. Por unë thjesht u ndjeva sikur kisha rënë në dashuri me të”.

Mai kishte shpenzuar rreth 2,000 funte në gardërobë për t’u dukur si e dashura e lojtarit Melissa McKenzie.

“Kur pastrohesha, gatuaja, pastroja shtëpinë - të gjitha këto më futën në depresion pasi mendoja se si jeta do të ishte ndryshe po të isha me të,” ka shtuar Mai.

04_17123004_16e889_2870460a-1024x683.jpg

“Thjesht dëshiroja ta prekja bluzën ose lëkurën e tij. Dëshiroja të jetoj me të. Imagjinoja veten si bashkëshortja e tij duke jetuar në një shtëpi me të - nuk kishte të bënte me famën apo paratë ose gjëra të tilla. Imagjinoja veten si bashkëshortja e tij madje edhe zgjodha emrat e fëmijëve tanë - Miriam për vajzë dhe Junior për djalë”.

E sëmurë për Januzajn ajo tentoi edhe të vetëvritej në Korrik të vitit 2015.

05_17123004_2ed7a0_2870461a-1024x683.jpg

“Mu thye zemra kur kuptova se ai po takohej me dikë tjetër. Thjesht doja të vdisja. Ajo ishte super modele [e dashura e Januzaj], e hollë, flokë të bukur .. Ndjeva se ai nuk do të më donte kurrë. Shkrova një letër para se të tentoja të vrisja veten duke thënë se e dashuroja dhe se isha munduar aq shumë të kontaktoja me të, por nuk mundja më. Nuk lash asnjë shkrim për ndokënd tjetër vetëm për Adnanin”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.065793037414551
array(1) { ["section"]=> string(58) "e-cmendur-pas-januzajt-britanikja-tenton-vetevrasjen-40743" }