E çuditshme në Tiranë: Gruaja përplas motoristin, më pas del nga makina dhe e qëllon me shkelma (Video)

Publikuar tek: politike, më 21:44 16-09-2019 E çuditshme në Tiranë: Gruaja përplas motoristin, më pas del nga makina dhe e qëllon me shkelma (Video) Momenti i aksidentit

Një aksident absurd ka ndodhur së fundi. Një grua merr përpara me makinë një qytetar me motor, duke e dëmtuar atë. Si të mos mjaftonte, gruaja zbret nga makina dhe e qëllon me shkelma djalin e plagosur.

Janë pikërisht këto pamjet e transmetuara mbrëmjen e kësaj të hëne në emisionin investigativ Stop, në Televizionin Klan.

Bëhet fjalë për një video të mbërritur në redaksinë e emisionit, që siç shprehen drejtuesit e Stop është një çështje që do ta trajtojnë nga dita e nesërme.

“Në 067 22 088 88 na ka ardhur një video. Pyetëm si ishte historia dhe ishte e habitshme. Në fakt sot do të shikoni vetëm një pjesë, preludin e saj, sepse detajet e zhvillimit nga nesër e pas do t’i shikoni të gjitha”,tha drejtuesi i Stop, Saimir Kodra.

Ky i fundit nga studio tregoi se shoferja e ndoqi motoçiklistin për të paktën 200 metra me qëllim që ta përplaste. Pasi e arriti, ajo e aksidentoi me makinë, por nuk u mjaftua me kaq. Gruaja, e cila siç mund të duket në pamje, shfaqet tejet e revoltuar, doli nga automjeti dhe e goditi të plagosurin me shkelm.

“Momenti që do të shikoni është një makinë që e ka ndjekur për 200 metra prapa një motor, e përplasi sepse e ndoqi pikërisht për ta përplasur… e shtriu në tokë si lopa dhe i del drejtuesja e automjetit, që ishte femër edhe i hy në shkelma në tokë drejtuesit të motorit. Vjen ambulanca, sigurisht djali nuk çohet vetë, e marrin dhe e çojnë në Spitalin e Traumës dhe kurohet për 3-4 ditë”, tha drejtuesi i Stop, Saimir Kodra.

Kodra tha më tej se drejtuesja e makinës endet e lirë rrugëve të Tiranës.

“Pse i japim këto pamje? Për të kuptuar ju atë se çfarë do të vazhdojmë ne nesër si emision. Që kjo drejtuese automjeti, me këtë akt me vetëdije, përplasje, shkelm e të gjitha të tjerat, sot është në mes të Tiranës dhe nuk ndenji asnjë ditë në komisariat. I vetmi që është i dëmtuar është djali, me krisje, me thyerje, motori që i është prishur, etj”.

Video e aksidentit në 08:24:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022070169448853
array(1) { ["section"]=> string(106) "e-cuditshme-ne-tirane-gruaja-perplas-motoristin-me-pas-del-nga-makina-dhe-e-qellon-me-shkelma-video-178696" }