"E dashur Ivanka!”, personazhet e famshëm fushatë në Instagram kundër vajzës së presidentit Trump

Publikuar tek: bota, më 09:45 09-08-2018

Personazhet të famshëm në SHBA kanë nisur një fushatë kundër, Ivanka Trump në median sociale Instagram. Personazhet përfshirë aktoret Amy Schumer dhe dhe Chelsea Handler i kërkojnë vajzës së Presidentit të SHBA për të vepruar në politikën e administrates së Shtëpisë së Bardhë lidhur me ligjin e emigracionit, që çon në ndarjet e familjeve.  Aktoret bëjnë thirrje po ashtu për dorëheqjen e Sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Kirsten Nielsen.

Përveç Schumer dhe Handler pjesë e fushatës janë bërë edhe personazhe të tjerë duke përfshirë edhe sipërmarrësen amerikane të modës Sophie Amoruso dhe modeli britanik Cara Delevingne. Këta të fundit kanë postuar mesazhe që theksojnë abuzimet e supozuara të fëmijëve në ndarjet e diskutueshme të familjes në kufirin SHBA-Meksikë.

Fushata filloi pasi Ivanka Trump theu heshtjen e saj mbi ndarjet e familjes të enjten, duke thënë gjatë një bisede televizive se ishte kundër këtij veprimi. Gjatë bisedë ajo përmendi edhe historinë e nënës së saj Ivana Trump, e cila vite më parë kishte emigruar nga Çekosllovakia komuniste për në SHBA.

Në qershor, Presidenti Donald Trump ndryshoi vendimin, duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të mbajtur prindërit dhe fëmijët së bashku, por që nga afati i fundit i muajit të kaluar për ribashkimin e tyre, ende një në tre fëmijë mbetet i ndarë nga prindërit e tyre.

ivanka.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013047933578491
array(1) { ["section"]=> string(100) "e-dashur-ivanka-personazhet-e-famshem-fushate-ne-instagram-kunder-vajzes-se-presidentit-trump-130587" }