Një shtetase franceze ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Policia e Sarandës, pas dhunës që ka ushtruar mbi të i dashuri i saj italian.
Policia e qytetit bregdetar ka njoftuar se është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen franceze me iniciale K.B, 36 vjeçe banuese në Napoli të Italise, pasi bashkëjetuesi i saj shtetasi italian Giuseppe Alvini, 44 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Shkak e kësaj grindjeje dyshohet të jetë bërë xhelozia. Konflikti ka nisur pasi 36 vjeçarja ka dal në lokalet e Sarandës dhe për këtë nuk kishte njoftuar të dashurin e saj. Më pas 44 vjeçari ka shpërthyer në dhunë fizike ndaj francezes.