'E dashuroj atë, ai është i pafajshëm', Pamela Anderson viziton Julian Assange në burg

Publikuar tek: bota, më 20:12 07-05-2019 'E dashuroj atë, ai është i pafajshëm', Pamela Anderson viziton Julian Assange në burg

Ish ylli i Baywatch Pamela Anderson ka vizituar në burg themeluesin e WikiLeaks Julian Assange.

Anderson ka thënë se ishte 'shumë e vështirë' të shihte mikun e saj në një burg të sigurisë së lartë pasi gjendja e tij ka qenë shumë e keqe, madje sipas saj Assange nuk ka folur as me fëmijët e tij.

'E dua, nuk mund ta imagjinoj atë që ai ka kaluar. Ai nuk meriton të jetë në një burg të sigurisë së lartë. Ai kurrë nuk ka kryer një veprim të dhunshëm, ai është një person i pafajshëm', ka thënë modelja, shkruan SkyNews.

Anderson është takuar dhe më herët me themeluesin e WikiLeaks, kur ai ishte në ambasadën ekuadoriane në Londër para se të dënohej me 50 javë burg për një shkelje të lirimit me kusht.

Ai po lufton ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, të cilat e akuzojnë për komplot ndaj kompjuterave në Pentagonit.

Ish ylli i Baywatch ka thënë më tej se 'do të jetë një luftë e gjatë dhe ai meriton mbështetjen tonë. Ai ka nevojë për mbështetjen tonë, kështu që çdokush mund të bëjë - ndoshta t'i shkruajë atij, ta inkurajojë atë. Ne vetëm duhet të vazhdojmë të luftojmë, sepse është e padrejtë. Ai ka sakrifikuar aq shumë për të nxjerrë të vërtetën dhe ne e meritojmë të vërtetën', raporton Newsbomb.al

Screenshot_3.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010542154312134
array(1) { ["section"]=> string(89) "e-dashuroj-ate-ai-eshte-i-pafajshem-pamela-anderson-viziton-julian-assange-ne-burg-163362" }