E dëgjoja beben time duke qarë poshtë rrënojave dhe nuk e ndihmoja dot

Publikuar tek: bota, më 17:02 30-04-2015 E dëgjoja beben time duke qarë poshtë rrënojave dhe nuk e ndihmoja dot

Nëna e  bebes  4 muajsh që u shpëtua pasi kishte 22 orë në rrënoja, ka rrëfyer gëzimin e përjetuar per mediat dhe oret e tmerrit per te tek degjonte te qarat e foshjes se saj.  Bebja 4-muajshe Sonit Awal mbeti në rrënojat e shtëpisë kur një tërmet i fuqishëm goditi Nepalin.

Nëna e dëgjonte të qarën e bebes, por nuk e ndihmonte  dot, por sot Rasmila Awal falenderoi Zotin dhe ekipet e shpëtimit për këtë mrekulli. “E dëgjoja duke qarë dhe nuk bëja dot asgjë. Nuk haja, nuk flija”, tha ajo, transmeton Bebja.com.

Forcat ushtarake për fat e shpëtuan pa ndonjë plagë beben. Foshnja, i seksit mashkull, i cili u nxor i mbuluar nga pluhuri, u gjet nga punëtorët e shpëtimit, pasi kishin dëgjuar klithmat e zbehta të tij.

Ekipet e kërkimit kishin mbërritur në zonën në afërsi të shtëpisë së fëmijës në Katmandu, me shpresën për ta gjetur gjallë djalin e vogël, por ata i humbën shpresat dhe u larguam duke menduar se ai nuk kishte mbijetuar.

Punëtorët u rikthyen pasi kishin dëgjuar klithmat e fëmijës nën rrënoja dhe menjëherë u nis një operacion për shpëtimin e djalit.

Lexo edhe:

Nepal/ Fotot që po trondisin botën

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008289098739624
array(1) { ["section"]=> string(76) "e-degjoja-beben-time-duke-qare-poshte-rrenojave-dhe-nuk-e-ndihmoja-dot-10099" }