E denoncoi tek portali i Ramës, Voltana Ademi padit për shpifje biznesmenin në Shkodër

Publikuar tek: aktualitet, më 14:29 15-04-2019 E denoncoi tek portali i Ramës, Voltana Ademi padit për shpifje biznesmenin në Shkodër Afrim Dervishi - Voltana Ademi

Kryebashkiakja demokrate e Shkodrës, Voltana Ademi ka paditur për shpifje administratorin e linjës private të transportit urban, Afrim Dervishi, i cili e denoncoi Ademin në portalin e qeverisë “Shqipëriaqëduam.al”.

Dervishi akuzoi kryebashkiaken për mungesë mbështetjeje, mosmenaxhimin e duhur të furgonave dhe për mungesën e rimbursimit për kategoritë në nevojë.

Pas kësaj, biznesmeni deklaron se Voltana Ademi e ka paditur në Gjykatë, për akuzën e rryshfetit dhe të shpifjes.

“Më ka bërë padi penale, sepse kam bërë një denoncim tek portali i kryeministrit. Avokati i kryetares më ka paditur. Më akuzon për shpifje dhe për ofendim. Unë kam shkruar në portal për problemin tim, për furgonet, për abonetë studentore, invalidët etj”, tha Dervishi për mediat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066680908203125
array(1) { ["section"]=> string(92) "e-denoncoi-tek-portali-i-rames-voltana-ademi-padit-per-shpifje-biznesmenin-ne-shkoder-160517" }