E 'detyroi' të vetëvritej bashkëmoshataren, gjykata lë në burg 16 vjeçarin

Publikuar tek: aktualitet, më 12:38 09-05-2019 E 'detyroi' të vetëvritej bashkëmoshataren, gjykata lë në burg 16 vjeçarin

Gjykata e Vlorës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin David Kovaçi1 6 vjeç nga Berati, i ciloi shtyu drejt vetëvrasjes adoleshenten Adela Çaçi.

Në seancën gjyqësore që u zhvillua me dyer të mbyllura, 16-vjeçari u shpall fajtor për akuzën e shantazhit ndaj të ndjerës, bashkënxënëse me të në shkollën e mesme profesionale “Kristo Isak”.

Çaci u vetëvra në efektin e fostoksinës, pas përndjekjes disaditore nga shoku i saj i shkollës përmes mesazheve shantazhuese, ku i kërkohej një shumë parash në këmbim të mospublikimit të videos që dispononte.

Ngjarja e ndodhur në Berat i kaloi për hetim Prokurorisë së Vlorës, pasi në instancën e gjyqësorit të këtij qyteti ndodhet një seksion i posaçëm për shqyrtimin e çështjeve penale për minorenët.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12092590332031
array(1) { ["section"]=> string(78) "e-detyroi-te-vetevritej-bashkemoshataren-gjykata-le-ne-burg-16-vjecarin-163575" }