E dhimbshme, boksieri vdes në ring pas goditjes në “knockout”

Publikuar tek: bota, më 15:13 20-06-2017 E dhimbshme, boksieri vdes në ring pas goditjes në “knockout”

Boksieri Tim Hague ka vdekur pasi mori një goditje “knockout” gjatë një ndeshje boksi me kundërshtarin e tij Adam Braidwood.

Ish-luftëtari i UFC ka vdekur në moshën 33-vjeçare ditën e dielë dhe njoftimin e ka bërë motra e tij me anë të një postimi në Facebook.

“Me trishtim dhe pikëllim po lajmëroj se Tim ka ndërruar jetë, do të na mungojë kaq shumë.” -shkruan Jackie Neil.

Ditën e sotme ka reaguar dhe kundërshtari i tij në ring, Adam Braidëood i cili i dha goditjen fatale për jetën.

“U prefsh në paqe miku im, do të jesh në zemrën time përgjithmonë. Tani e tutje do të luftoj për të dy ne, e di që kjo është ajo që ti do të doje.”,- shkruan Braidwood në profilin e tij Twitter.

Hague u dërgua në një spital në Edmonton në gjendje kritike për jetën me një dëmtim të rëndë të trurit. Ai fillisht ka mbetur pa ndjenja disa minuta pas “knockout” dhe më pas kaloi në gjendje kome. 

19415708_142088849675614_259452140_n.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjenden rreth 75 artefakte naziste në dhomën e fshehtë të një shtëpie në Argjentinë
Donald Trump kërcënon Korenë e Veriut pas vdekjes së studentit që u dënua me 15 vite punë të rëndë për arsye qesharake »
Article Logic
Execution time: 0.011647939682007
array(1) { ["section"]=> string(64) "e-dhimbshme-boksieri-vdes-ne-ring-pas-goditjes-ne-knockout-83184" }