E dhimbshme deri në palcë, Altini baba i një djali, i shpëtoi vdekjes 1 vit më parë, por s’ia doli dot pardje në Durrës (NGJARJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:51 30-03-2018 E dhimbshme deri në palcë, Altini baba i një djali, i shpëtoi vdekjes 1 vit më parë, por s’ia doli dot pardje në Durrës (NGJARJA) Viktima Altin Meci dhe djali i tij i vogel

Dy ditë më parë ndodhi një aksident tragjik në Durrës, në lagjen nr.17, në afërsi të drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore.

Altin Meçi, 33 vjeç, nga Mirdita, banues në Durrës e baba i një djali të cilin e donte fort humbi tragjikisht jetën pasi u përplas nga një makinë teksa po ecte me biçikletë.

Ai humbi jetën rrugës për në spital. Vetëm një vit më parë, Altini i ka shpëtuar një tjetër aksidenti të rëndë, dhe këtë e ka rrefyer në rrjetin social, Facebook për miqtë e tij vetëm disa javë para se t’i ndodhte aksidenti tjetër, fatal për jetën këtë herë.

Çfarë shkruante Altin Meci më datë 29 janar 2018 ndërsa kujtonte 29 janarin e vitit 2017:

Si sot e nje vite me pare,kur bera aksidentin ne lumzi,ishte data 29-1-2017 ora 9-te kur bashke me dy shoket e mi na caktoj punen pronari me dale me pre dru ne pyell,u nisem bashke me shoket e mi,emrat e tyre jane. Imer Sadria dhe Arjan Curri. Imeri ishte pak larg kurse une me Arjanin ishim afer duke ulur dru, mua papritmas me kapi nje trup druri dhe me hodhi nga nje lartesi e madhe dhe rashe ne gremin pa ndenja, kurse trupin e drurit e kisha mbi shpin.Arjani po uleriste per ndihme ejani shoke se Altinin eka zan trupi menjehere erdhen shoket dhe me dhan ndihmen e pare. Per sekonta vjen Mond Gjini me foristrad dhe me dergojne ne spitalin e Fushe-Arrez kur akoma familja ime nuk ishin ne dijeni se qme ka ndodhur,pastaj mua me quan me ambulanc per Puk kurse Mond Gjini njoftoi menjehere vellezerit e mi se Altini ka ba aksident eshte gjendje te rend pastaj filluan telefonatat anebane.fale Zotit qe me fali jeten dhe falenderoj te gjithe koleget e punes qe me dhane ndihmen e pare etjer etjer.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata e Strasburgut merr vendimin për Mark Frrokun
Arrestohen në Vlorë, kapet hajduti. Përplaset një person, në gjendje të rëndë për jetën »
Article Logic
Execution time: 0.010880947113037
array(1) { ["section"]=> string(131) "e-dhimbshme-deri-ne-palce-altini-baba-i-nje-djali-i-shpetoi-vdekjes-1-vit-me-pare-por-s-ia-doli-dot-pardje-ne-durres-ngjarja-115036" }