E DHIMBSHME/ Ja kush është mësuesi i fizikës që humbi jetën te Infektivi si pasojë e COVID

Publikuar tek: aktualitet, më 09:59 13-08-2020 E DHIMBSHME/ Ja kush është mësuesi i fizikës që humbi jetën te Infektivi si pasojë e COVID Mesuesi Gjon Kola

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë nga COVID-19 një mësues nga Mirdita.

Mësuesi i fizikës Gjon Kola, rreth 55 vjeç, ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv në Tiranë pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar si pasojë e COVID.

Fillimisht, Kola ka punuar si mësues fizike në fshatin e tij Orosh, më pas në Rrëshen si mësues fizike në 8 vjeçare ndërsa njihet si pinjoll i derës së Gjonmarkajve, raporton newsbomb.al.

Përveçse mësues fizike ai ka qenë edhe veprimtar i madh human pasi ka punuar me fëmijë me aftësi të kufizuara dhe autizëm.

Një njeri jashtëzakonisht i vlerësuar nga komuniteti dhe kushdo që e njohu. Newsbomb.al i shpreh ngushëllimet familjes!

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098199844360352
array(1) { ["section"]=> string(95) "e-dhimbshme-nderron-jete-nga-covid-nje-mesues-i-shtruar-prej-ditesh-ne-spitalin-infektiv-216973" }