E DHIMBSHME/ Po i jepte motorrit pa skafandër, shqiptari përplaset keq me kamionin dhe humbet jetën në Greqi

Publikuar tek: aktualitet, më 16:26 21-08-2019 E DHIMBSHME/ Po i jepte motorrit pa skafandër, shqiptari përplaset keq me kamionin dhe humbet jetën në Greqi Foto nga aksidenti i sotëm në Voula (Greqi)

Një 27-vjeçar shqiptar vdiq pasditen e sotme në një aksident fatal automobilistik në Voula, periferi e kryeqytetit grek Athinë.

Viktima u përplas me një kamion në rrugën përgjatë bregdetit teksa po ngiste motorrin e tij.

Sipas informacioneve nga dëshmitarët okularë dhe policia helena, 27-vjeçari (emri i të cilit nuk bëhet i ditur) vdiq pasi po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe shkeli rregullat e qarkullimit rrugor.

Ndër të tjera, shtohet se shqiptari nuk mbante skafandër, e cila ka rezultuar në vdekjen e menjëhershme të tij.

Drejtuesi i kamionit ka mbetur në gjendje shoku, por më pas ka arritur të japë informacione për policinë duke deklaruar se ai po përpiqej t’i hapte rrugë viktimës, por ai nuk e ka parë dhe ka qenë e pamundur të shmangej aksidenti në çastin e fundit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007357120513916
array(1) { ["section"]=> string(113) "e-dhimbshme-po-i-jepte-motorrit-pa-skafander-shqiptari-perplaset-keq-me-kamionin-dhe-humbet-jeten-ne-greqi-175953" }