E DHIMBSHME/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, i riu nga Tirana bie nga shtylla e tensionit, dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 16:58 22-08-2019 E DHIMBSHME/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, i riu nga Tirana bie nga shtylla e tensionit, dërgohet me urgjencë në spital Foto ilustruese

Një i ri është dërguar ditën e sotme në spital pasi ka rënë nga një shtyllë e tensionit në rrugën ‘’Demokracia’’ në Kamëz.

30-vjeçari me inicialet V.N. ishte ngjitur për të rregulluar lidhjen e internetit, por fatkeqësisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka rënë në tokë.

Sipas informacioneve paraprake, ai ka pësuar dëmtime dhe djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

I lënduari është shtruar me urgjencë në spital për mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00 në rrugën “Demokracia” shtetasi V. N rreth 30 vjeç dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar rrjetin e internetit në një shtyllë tensioni, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka rënë nga lartësia duke marrë dëmtime dhe djegje.

Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë mjeksore të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.090483903884888
array(1) { ["section"]=> string(128) "e-dhimbshme-ra-ne-kontakt-me-rrymen-elektrike-i-riu-nga-tirana-bie-nga-shtylla-e-tensionit-dergohet-me-urgjence-ne-spital-176037" }