E dhimbshme, shqiptarja dëbohet nga SHBA, s’e lënë as të takojë fëmijët: Janë të shkatërruar, të traumatizuar

Publikuar tek: bota, më 12:17 18-05-2018 E dhimbshme, shqiptarja dëbohet nga SHBA, s’e lënë as të takojë fëmijët: Janë të shkatërruar, të traumatizuar Familja

Një histori e dhimbshme kjo e shqiptares Cile Precetaj, e cila prej disa vitesh ka zënë hapësirë në mediat botërore pasi që prej vitit 2007 ka rrezikuar të dëbohet nga SHBA ndonëse është e martuar dhe ka tre fëmijë në Amerikë.

Megjithatë, gjithçka ka marrë fund. Të mërkurën, Cilen e kanë depërtuar nga SHBA pa i dhënë kohë madje as të takojë fëmijët të cilët e morrën vesh ku ishte e ëma vetëm kur ajo mbërriti në Gjermani nga ku i telefoni për t’i thënë se po e kthenin në Shqipëri.

“Fëmijët e mi janë të shkatërruar, të traumatizuar. Ata nuk ndalojnë së qari”, ka deklaruar bashkëshorti i saj Pete Gojcaj në një prononcim për “Detroit Free Press”.

Pete Gojcaj dhe Cile Pretecetaj kanë tre fëmijë, një djalë dhe 2 vajza, përkatësisht 16, 10 dhe 8 vjeç, të tre me nënshtetësi amerikane

Shqiptarja udhëtoi drejt SHBA për të ndryshuar jetën e saj nisur nga shumë probleme që kishte në Shqipëri por asaj iu rrëzua statusi i azilantes në vitin 2007.

Kërkesa, pafund e peticione të njëjpasnjëshme por asgjë nuk ka shërbyer për t’i siguruar qendrimin në SHBA.

Sipas medieve amerikane, ajo është nisur dy ditë më parë, më 18 maj drejt Shqipërisë pa takuar madje as fëmijët.

3-82.jpg

2-83.jpg

.1-88.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Franca ngrin të ardhurat e entiteve siriane dhe libaneze
Sulmet me armë nuk ndalen në SHBA, ‘GODITET’ një shkollë në Teksas »
Article Logic
Execution time: 0.013589859008789
array(1) { ["section"]=> string(112) "e-dhimbshme-shqiptarja-debohet-nga-shba-s-e-lene-as-te-takoje-femijet-jane-te-shkaterruar-te-traumatizuar-121231" }