E dhimbshme! Spitali detyron këtë cift të moshuar të ndahet pas 70 vitesh martesë

Publikuar tek: bota, më 07:48 23-12-2017 E dhimbshme! Spitali detyron këtë cift të moshuar të ndahet pas 70 vitesh martesë

U tha se Herbert një javë para Krishtlindjeve duhej të largohej nga institucioni i kujdesit mjekësor dhe të shkonte në një azil pleqsh.

Herbert Gudin (91) dhe Odri Gudin (89)  nuk janë ndarë kurrë në 70 vitet e fundit . Fjalë për fjalë, ata nuk mund të bënin pa njëri-tjetrin, madje u transferuan së bashku në një institucion të veçantë për kujdesin mjekësor.

Sigurisht, ata llogarisnin se do të mbeteshin kështu për pjesën tjetër të jetës së tyre. Pronarët e institucionit në të cilin ishin strehuar u kujdesën që Herbert dhe Odri për herë të parë në 70 vitet e fundit të mirëpresin Krishtlindjet – veçmas!

Herbert, në javën para Krishtlindjes, tha se duhej të linte objektin dhe të shkonte në një azil pleqsh, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Me vendimin e tyre fëmijët e tyre nuk mund të pajtohen, kështu që vajza e Diana Filiput këtë histori të e saj të trishtuar e publikoi në Facebook. Sigurisht, publikimi menjëherë u bë viral dhe shkaktoi zemërim në të gjithë Kanadanë.

“Kam biseduar me prindërit e mi dje. Nëna qante shumë që i ndanë për të parën herë pas 70 vitesh. Nëna ime më tha, ‘kjo është Krishtlindja më e keqe ndonjëherë!’ Ata mund të paktën të prisnin pushimet”shkroi Philips në facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E padëgjuar më parë, vriste njerëz për të fituar para nga agjencia e funeraleve, arrestohet
Përmbytje të papritura dhe erëra të forta, mbi 100 të vdekur në Filipine (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0095009803771973
array(1) { ["section"]=> string(87) "e-dhimbshme-spitali-detyron-kete-cift-te-moshuar-te-ndahet-pas-70-vitesh-martese-104090" }