“E diela me Vesën”, këngëtarja vjen me një emision televiziv

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:10 16-04-2015 “E diela me Vesën”, këngëtarja vjen me një emision televiziv Vesa Luma

Vesa Luma bëri një mungesë të gjatë në karrierën muzikore deri sa u rikthye së fundmi me këngën “T’kan fol keq për mu”. Këngëtarja duket se ka zgjedhur t’i kushtohet një tjetër formati (siç hedh edhe vetë “hijet e dyshimit” në profilet sociale Instagram dhe Facebook).  Ajo ka bërë publik sloganin “E diela me Vesën” dhe pak detaje mbi projektin  televiziv me të cilin mendohet se po punon.

 “Tema të cilat nuk janë folur asnjëherë… me mysafirë të rëndësishëm dhe shumë specialë. Pasditet e të dielës do të jenë më relaksuese. Së shpejti”, janë mbishkrimet që kanë shoqëruar fotot e Vesës këto ditë në lidhje me projektin. Nuk dihet nëse projekti është tërësisht i Vesës apo këngëtarja do të jetë vetëm moderatore.

Vesa ka lajmëruar përpara shumë kohësh që po punon  me një projekt serioz, por nuk e dimë nëse është projekti për të cilin bëri shumë mungesa në muzikë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02930212020874
array(1) { ["section"]=> string(62) "e-diela-me-vesen-kengetarja-vjen-me-nje-emision-televiziv-8901" }