E diela vendimtare, Rama publikon qeverinë e re në Asamblenë e PS-së

Publikuar tek: politike, më 20:55 26-08-2017 E diela vendimtare, Rama publikon qeverinë e re në Asamblenë e PS-së

Dita e nesërme është duke u pritur me një kërshëri të madhe nga ana e publikut, për shkak se me shumë mundësi do të bëhet publike përbërja e qeverisë “Rama 2”.

Burime për newsbomb.al, thonë se krahas axhendës shumë të ngjeshur të asamblesë, ku pika kulmore do të jetë fjala e kryetarit socialist Rama, një pikë tjetër e rëndësishme do të jetë publikimi i ministrave të rinj.

Deri më tani publikisht nga Rama është pranuar që ministri i Brendshëm do të jetë Fatmir Xhafaj. Ndërkohë për të gjithë postet e tjera ka pasur shumë aludime dhe hipoteza, për ministra të rinj që vijnë dhe të tjerë që ikin, nga ata që qëndrojnë apo nga tjerë që ndërrojnë karriget e dikastereve.

E diela e nesërme pritet të jetë dita vendimtare, ku të gjitha këto aludime do të marrin fund. Më shumë mundësi sipas burimeve, mund të kemi shkrirje dhe ministri të reja. Në korridoret e politikës shqiptare në ditët e fundit është përfolur se qeveria “Rama 2”, në ndryshim nga e para do të jetë më e vogël. 

Por pavarsisht emrave që do të drejtojnë ministritë, të gjithë presin që në këtë 4-vjeçar vendi të marrë drejtimin përfundimtar për në BE, ëndrra e shumë shqiptarve prej gati 3 dekadash. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013583898544312
array(1) { ["section"]=> string(73) "e-diela-vendimtare-rama-publikon-qeverine-e-re-ne-asamblene-e-ps-se-90276" }