E drejta e autorit, Margariti debat me autorët dhe kompozitorët (KËRKESAT E ARTISTËVE)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:44 28-10-2020 E drejta e autorit, Margariti debat me autorët dhe kompozitorët (KËRKESAT E ARTISTËVE)

Ndryshimet që po i bëhen ligjit për të drejtën e autorit janë përcjellë me debate mes Ministres së Kulturës Elva Margariti, dhe autorëve të muzikës. 

Ata kërkojnë rishikim të shpërndarjes së të ardhurave nga kjo e drejtë.

Gjatë një dëgjese publike, të organizuar në Muzeun Historik Kombëtar, kompozitorët Robert Radoja, Enver Shëngjergj, Elton Deda dhe Miron Kotani kundërshtuan propozimet, teksa janë shprehur se kanë 30 vite që dëgjojnë premtime dhe që fjala nuk mbahet asnjëherë.

Margariti ka propozuar që për mbledhjen e të drejtave të autorit të ketë vetëm një sportel, siç është SUADA, por kjo pikë kundërshtohet nga shoqatat ekzistuese.

“Eksperienca ka treguar që përdoruesit në momentin që agjenci të ndryshme shkonin të kërkonin të drejtën e atorëve që përfaqësonin krijionte jo pak konfuzion tek përdoruesit. Një kanal i vetëm është edhe më transparent kundrejt përdoruesve, por është edhe më i thjeshtë në monitorimin nga Ministria,” tha Margariti.

Mbledhja e të ardhurave nga e drejta e autorit sipas ligjit të 2016 shpërndahet: 40% orkestruesit, 30% interpretuesit dhe 30% producentit.

Ndërsa autorët kanë kërkuar që kjo shpërndarje të rishikohet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të veshur me kamuflazh, me maska dhe armë, Ministria publikon FOTON e ekipit që nxori shqiptarët nga Al Hawl: Do të riatdhesojmë të gjithë fëmijët
A duhej të ktheheshin në Shqipëri dy fëmijët e terroristit famëkeq nga Kosova Lavdrim Muhaxherri? Shpërthen debati në rrjet »
Article Logic
Execution time: 0.010763168334961
array(1) { ["section"]=> string(90) "e-drejta-e-autorit-margariti-debat-me-autoret-dhe-kompozitoret-kerkesat-e-artisteve-225502" }