E drejta e informimit, ISP: Gjykatës i mungojnë elementët e transparencës, të ndëshkohen titullarët

Publikuar tek: aktualitet, më 14:38 21-04-2015 E drejta e informimit, ISP: Gjykatës i mungojnë elementët e transparencës, të ndëshkohen titullarët Përfaqësues nga Instituti i Studimeve Politike

Instituti i  Studimeve Politike ka zhvilluar një monitorim për zbatimin e  ligjit Nr. 119/2014 për të drejtën e informimit pranë Gjykatës Administrative të qytetit të Tiranës ku ka konstatuar se pavarësisht ndryshimeve mungojnë elementët kryesorë.

“Megjithë ndryshimet pozitive që janë konstatuar, referuar programit të transparences dhe detyrimeve ligjore që burojnë nga e drejta e informimit, vëzhgimi tregon se mungojnë elementë kryesorë. Konkretisht, mungojnë publikimet e kërkuara nga program i transparencës, mungon informacionet online në dispozicion të qytetarëve dhe publikut, mungon kordinatori për të drejtën e informimit, i cili eshte detyrim ligjor. ISP ka komunikuar lidhur me shqetesimet e saj me Ministrinë e Drejtësisë, si organi që ka të drejtë të bëjë ndryshime në strukturë dhe duhej të ishte shembull i zbatimit të ligjit. As ministria e drejtesisë dhe as institucionet e varësise së saj, perfshire pjesa administrative e gjykateve, nuk kane zbatuar detyrimet ligjore qe burojne nga ligji mbi te drejten e infomimit. Bazuar në këto të dhëna dhe në një pasqyrë të njëjtë edhe në institucionet e tjera vendimmarrëse ISP deklaron se sot qytetarët shqiptarë kanë të drejtën kushtetuese dhe ligjore të përballen me institucione të hapura dhe transparente dhe nuk mundet që organi qe jep drejtësi të mos zbatojë vetë ligjin dhe të kufizojë informacionin.  Problemi nuk fillon dhe as mbaron këtu!

Sot 18 Ministri dhe 90% e institucioneve të tjera publike nuk e kanë shpallur ende programin e transparencës  dhe nuk kanë caktuar kordinatorin për të drejtën e informimit, person kyç për zbatimin e ligjit të miratuar para 8 muajsh nga Kuvendi i Shqipërisë.

Detyrimi ligjor për plotësimin me dokumentat e transprencës dhe kordinatorët për të drejtën e informimit rëndon mbi titullarin e institucionit dhe sot 18 ministra të qeverisë kanë shkelur ligjin dhe duhet ndëshkohen me gjobën 1 milionë leke të vjetra nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

I bëjmë apel Komisionerit të marrë masat ligjore administrative ndaj cdo titullari që shkel ligjin duke filluar nga ata që e kanë votuar dhe kanë në dorë zbatimin e ligjit. Njëkohësisht i kërkojmë ministrave dhe të gjithë organeve shtetërore të varësisë që urgjentisht të caktojnë kordinatorët dhe të shpallin dokumentat e transparencës për ti shërbyer qytetarëve, mirëqeverisjes dhe shtetit ligjor”, thuhet në deklaratën e Institutit të Studimeve Politike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vidhnin puset e naftës në Marinzë, arrestohen 6 persona
Meta-Grasso: Raporti trilateral Shqipëri-Itali-Serbi do të ndihmonte rajonin »
Article Logic
Execution time: 0.013607978820801
array(1) { ["section"]=> string(101) "e-drejta-e-informimit-isp-gjykates-i-mungojne-elementet-e-transparences-te-ndeshkohen-titullaret-9337" }