E ëma u martua për të tretën herë, pas shuarjes së dyshimeve, i biri bën një deklaratë publike për njerkun

Publikuar tek: aktualitet, më 15:01 19-03-2017 E ëma u martua për të tretën herë, pas shuarjes së dyshimeve, i biri bën një deklaratë publike për njerkun

E ëma u martua për të tretën herë, pas shuarjes së dyshimeve, i biri bën një deklaratë publike në “E diela shqiptare” për njerkun.

E ëma e drinit, pas dy divorceve u martua për të tretën herë me shpresën që do ishte e lumtur.

Mirëpo, i biri gjatë gjithë kohës ka patur dyshime për lumturinë e së ëmës me njerkun duke e paragjykuar këtë të fundit.

Drini tregoi në studio për historinë e mamasë së tij me bashkëshortin e parë, babain e Drinit. Pas shtatë vitesh martesë çifti vendosi të ndahej, për shkak të dhunës që ushtronte babai i Drinit, kundrejt nënës. Drini qenë 5 vjeç kur prindërit e tyre u ndanë.

Drini tregon se pas katër vitesh pasi u nda me babain, e ëma u njoh me një burrë tjetër ku erdhi në jetë motra e tij Laura.

Bashkejetesa shkonte shumë mirë mes tyre, por vjehrra e mamasë së Drinit zihej shumë me nusen. Ajo shprehu dëshirën për të jetuar në Tiranë, si një formë për t’iu larguar sherreve, por bashkëshorti i dytë Altini nuk ishte dakord për këtë gjë dhe u ndanë me marrëveshje.

“Ne më pas erdhëm në Tiranë dhe na ka ndihmuar shumë dajë Petriti, që jeton në Urën Vajgurore. Ai më ka blerë gjithmonë librat e shkollës. Pas një periudhe 7 ­vjeçare, mami u njoh me një burrë tjetër. Ai quhet Besim dhe e kam sjellë sot këtu në studio. Këtë histori të lidhjes së mamasë me Besimin, ma tregoi gjyshja. Kur e mora vesh nuk më erdhi edhe aq mirë sepse unë mendoja që ne ishim mirë ashtu, pasi po punonim dhe të ardhurat nuk na mungojnë. Një tjetër frikë që kisha ishte edhe se mos ky burrë e keqtrajtonte nënën time. Ato kanë gjashtë muaj që janë bashkë dhe e shikoj që mami është shumë e lumtur me të. Mua më bëhet qejfi shumë për këtë gjë. Unë sot Besimin e kam thirrur këtu në studio, që t’i kërkoj falje se pse e gjykova dhe t’i kërkoj që të kalojë një jetë të lumtur me mamin dhe ta mbaj mirë.”

Drini fillimisht e kishte paragjykuar Besimin, por tashmë ka kuptuar se çfarë personi ësjtë dhe i kërkon falje publikisht.

“Besi, të më falësh që të kam paragjykuar më përpara, por unë nuk e dija se kush ishe ti. Që kur të kam njohur ty kam kuptuar që je një njeri i mirë, zemërgjerë dhe i sinqertë. Kërkoj nga ty që të kujdesesh për mamanë time dhe të falenderoj për gjithçka që ke bërë për ne.”

Ndërsa Besmiri premtoi para të gjithëve se do ketë një marrëdhënie shumë të mirë me të ëmën e Drinit, si tani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rënia e parashutës në Vlorë, flet Alket Islami: 32 vjeçarja nuk ishte vetëm
Historia prekëse / Pas divorcit mësueses i marrin djalin: Fëmija do të vdesë në duar… »
Article Logic
Execution time: 0.01121711730957
array(1) { ["section"]=> string(110) "e-ema-u-martua-per-te-treten-here-pas-shuarjes-se-dyshimeve-i-biri-ben-nje-deklarate-publike-per-njerkun-72429" }