E fashuar dhe me vështirësi në të ecur, zbulohet çfarë i ka ndodhur Monika Kryemadhit (Video - Pse u detyrua të dilte nga shtëpia)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:20 04-06-2020 E fashuar dhe me vështirësi në të ecur, zbulohet çfarë i ka ndodhur Monika Kryemadhit (Video - Pse u detyrua të dilte nga shtëpia) Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi shkon ne PD me doren e fashuar dhe duke çaluar

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u filmua dje teksa shkonte në Selinë e PD me dorën e fashuar dhe me vështirësi në të ecur, duke çaluar.

Newsbomb.al mëson se kryetarja e LSI për shkak të vështirësive në të ecur ka lajmëruar se nuk do paraqitej në punë por zhvillimet e rëndësishme për Reformën Zgjedhore dhe angazhimi i drejtpërdrejt i ambasadorëve Kim, Soreca e Norman, e kanë detyruar të dalë nga shtëpia.

Burimet të newsbomb.al bëjnë me dije se Kryemadhi ka qenë duke bërë punët e shtëpisë dhe aksidentalisht është rrëzuar duke ndrydhur këmbën. Kjo ka bërë që kryetarja e LSI të mos shfaqej në publik deri dje.

Në videon e mëposhtme të emisionit Fiks Fare, shihet momenti kur Kryemadhi del nga Selia Blu me kryedemokratin Lulzim Basha, ndërsa për shkak të dëmtimit në këmbë çalon dhe zbret me vështirësi shkallët. /NEWSBOMB.AL

Screenshot_5.jpg
Screenshot_6.jpg
Screenshot_7.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090868473052979
array(1) { ["section"]=> string(132) "e-fashuar-dhe-me-veshtiresi-ne-te-ecur-zbulohet-cfare-i-ka-ndodhur-monika-kryemadhit-video-pse-u-detyrua-te-dilte-nga-shtepia-209072" }