E fortë kjo që po ndodh në këtë fshat të Fierit, nënat më të forta se kurrë sfidojnë “intelektualet e Tiranës”

Publikuar tek: aktualitet, më 18:41 07-04-2017 E fortë kjo që po ndodh në këtë fshat të Fierit, nënat më të forta se kurrë sfidojnë “intelektualet e Tiranës”

Në fshatin Vërri të Fierit ditën e sotme ka ndodhur një nga qëndresat më të bukura të demokracisë shqiptare. Nënat e këtij fshati kanë dalë në protestë kurrë kundër ndërtimit të impjantit të përpunimit të mbetjeve.

Fotoja e mëposhtme është një  kontrast i fortë  i nënave protestuese  dhe efektivëve të policisë dhe është pikërisht ky kontrast që e bën këtë protestë të duket kaq demokratike. Avokati i banorëve protestues të fshatit Adriatik Lapaj  publikon këtë imazh të fortë ndërsa shkruan:

 “NENAT E FSHATIT VERRI. Në fshatin Verri po ndodh një nga qëndresat më të bukura të demokracisë shqiptare. Fatkeqësisht media nuk ka kohë ta pasqyroj. Kjo do shënohet në memorien e protestave, si Qëndresa e Nënave të Fshatit Verri. Ato janë kaq të paqta dhe luftarake, kaq të vuajtura dhe qëndrestare, por mbi të gjitha inteligjente deri në sfidim të "intelektualeve të Tiranës". Pas nisjes së shoqërimeve dhe presioneve për procedime penale ndaj bijëve të tyre, ato sot i fusin shuplakën e popullit arrogantëve. Policat kishin direktiv që ëdo mashkull që del te fusha të shoqërohet për sqarime në komisarjat. Ec e arresto dhe krricat e Vërrisë, se dhe ata kanë dalë në protestë kundër helmit. Janë legjitim në kërkesat e tyre se ushqehen me barin që ju do ndosni”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11903691291809
array(1) { ["section"]=> string(113) "e-forte-kjo-qe-po-ndodh-ne-kete-fshat-te-fierit-nenat-me-te-forta-se-kurre-sfidojne-intelektualet-e-tiranes-74441" }