E FRIKSHME, 1 i vdekur çdo 4 minuta nga Covid-19 në Britani (SHIFRAT)

Publikuar tek: bota, më 17:45 03-06-2020 E FRIKSHME, 1 i vdekur çdo 4 minuta nga Covid-19 në Britani (SHIFRAT)

Shifrat e afektimeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar janë vërtet të frikshme. Ndërkohë që shumica e shteteve po përballen me një kurbë rënëse, e kundërta po ndodh në Britani.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin ishullor janë regjistruar 359 viktima, duke e çuar në 39.728 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura. Sakaq, janë regjistruar 1871 raste të reja me covid-19, duke e çuar në 279.856 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Anglia është shteti më problematik, me shumë të vdekur në shtëpi kujdesi për të moshuarit. Prej kohësh në Britani nuk raportohet numri i saktë i të shëruarve apo pacientëve në gjendje kritike për jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01070499420166
array(1) { ["section"]=> string(73) "e-frikshme-1-i-vdekur-cdo-4-minuta-nga-covid-19-ne-britani-shifrat-208939" }