E frikshme, gjenden 59 trupa të pajetë në një varrezë të fshehur në Meksikë

Publikuar tek: bota, më 16:28 29-10-2020 E frikshme, gjenden 59 trupa të pajetë në një varrezë të fshehur në Meksikë Pamje nga vendngjarja

Autoritetet meksikane kanë zbuluar një varrezë me 59 trupa të pajetë pranë qendrës së Guanajuato.

Sipas tyre ata ishin njoftuar prej dy javësh për vendndodhjen e varrezës dhe kishin më shumë se 8 ditë që kishin nisur kërkimet.

Ekipi me rreth 80 forca policie mori pjesë në kërkimin e trupave të pajetë. Karla Quintana, shefja e operacionit të kërkimit të trupave u shpreh se “Ky është një akt i luftës midis kartelave të drogës sepse të gjithë viktimat kishin shenja në trup dhe këmbët dhe duart i kishin të lidhura”.

Ajo gjithashtu shtoi se numri i viktimave mund të jetë më i lartë sepse mund të ketë varreza të tjera pranë. Midis viktimave ishin dhe 15 gra.

Më shumë se 293 mijë njerëz kanë humbur jetën që nga viti 2006 kur qeveria mori vendimin që t’i luftonte kartelet e drogës nëpërmjet ushtrisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shokon ish-kryeministri me deklaratën: Myslimanët kanë të drejtë të vrasin miliona francezë
‘Krenar që mora pjesë në Forum’, Mike Pompeo falenderon shqiptarët: Heronj që mbrojtët hebrenjtë me jetën tuaj! »
Article Logic
Execution time: 0.01018500328064
array(1) { ["section"]=> string(81) "e-frikshme-gjenden-59-trupa-te-pajete-ne-nje-varreze-te-fshehur-ne-meksike-225673" }