E FRIKSHME/ Minibusi përplas 11-vjeçarin në Roskovec (NJOFTIMI)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:58 15-11-2019 E FRIKSHME/ Minibusi përplas 11-vjeçarin në Roskovec (NJOFTIMI)

Një 11-vjeçar u dërguar në Spitalin e Fierit, teksa u godit nga një minibus tip 'Iveco' në Roskovec ditën e sotme.

I mituri E.V. po udhëtonte me biçikletë, ndërsa drejtuesi i minibusit Ali Malka e ka përplasur me automjetin e tij. Si pasojë e aksidentit, makina 'Iveco' ka përplasur dhe një automjet tjetër 'Audi', i cili ishte parkuar anës rrugës.

Djaloshi E.V. është shtuar në Spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi shoferin e 'Iveco'-s Ali Malka. Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:45, në fshati Suk 1, Roskovec, mjeti tip “Iveko”, me drejtues shtetasin A.M. ,ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale E.V. 11 vjeç, banues në Roskovec, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe më pas ka goditur një automjet tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

Shtetasi E.V, ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasi A.M dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027370929718018
array(1) { ["section"]=> string(67) "e-frikshme-minibusi-perplas-11-vjecarin-ne-roskovec-njoftimi-185986" }