E frikshme në Tiranë, edukatorja rreh barbarisht fëmijën, e “tradhëtojnë” kamerat e kopshtit

Publikuar tek: aktualitet, më 09:04 05-06-2017 E frikshme në Tiranë, edukatorja rreh barbarisht fëmijën, e “tradhëtojnë” kamerat e kopshtit foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë u raportua mëngjesin e sotëm nga policia e Tiranës.

Prindër të shqetësuar kanë denoncuar një edukatore pranë një kopshti privat në kryeqytet se dhunonte fizikisht fëmijët e tyre të mitur. Ngjarja ka rezultuar e vërtetë, pasi janë verifikuar kamerat e sigurisë së kopshtit, ndërsa edukatorja është arrestuar menjëherë.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 04.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë arrestuar shtetasen: – D R, 20 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion edukatore kopështi.

Kjo shtetase është arrestuar , sepse me datë 04.06.2017, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 2, janë paraqitur prindwrit e fwmijwve J. B. dhe M. L., të cilat kanë bërë kallzim duke pretenduar se më datë 30.05.2017 dhe 31.05.2017, edukatorja D.R, pranë një kopështi privat në rrugën “Nikolla Lena”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të këtij kopështi. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga Neni 124/b i Kodit Penal. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e biznesmenit të njohur në Vlorë, bashkëshortja i bën dedikim prekës: Ma bëre me hile, por je rrahja e zemrës sime
Ndërtonin pa leje, procedohen 5 fqinjët »
Article Logic
Execution time: 0.0099620819091797
array(1) { ["section"]=> string(94) "e-frikshme-ne-tirane-edukatorja-rreh-barbarisht-femijen-e-tradhetojne-kamerat-e-kopshtit-81257" }