E frikshme: Shkon për pushimet e verës në Berat, 15-vjeçarja përdhunohet nga burri i tezes

Publikuar tek: aktualitet, më 09:34 29-07-2017 E frikshme: Shkon për pushimet e verës në Berat, 15-vjeçarja përdhunohet nga burri i tezes

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në një fshat të Beratit.

Një vajzë 15-vjeçare ka denoncuar në polici burrin e tezes së saj për kryerje e marrdhënieve seksuale me dhunë.

Sipas të dhënave nga policia 15-vjeçarja me inicialet R.K banuese në Berat ka kallëzuar në polici burrin e tezes së saj  Resmi Turani, pasi në fshatin Duhanas e ka përdhunuar.

Sipas vajzës ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur tezja e saj bashkë me dy fëmijët nuk ndodheshin në shtëpi, ndërsa adoleshentja kishte shkuar në shtëpinë e tezes për të qëndruar disa ditë për pushimet e veres.

“Më datë 27.07.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: R.T., 54 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur R.K. 15 vjeçe, banuese në Berat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë menjëherë arrestimin e të dyshuarit dhe po bëhen të gjitha verifikimet për akuzën e ngritur ndaj tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14676809310913
array(1) { ["section"]=> string(94) "e-frikshme-shkon-per-pushimet-e-veres-ne-berat-15-vjecarja-perdhunohet-nga-burri-i-tezes-87703" }