E frikshme! Tërmeti “shuan” Meksikën, shkakton 226 viktima, shikoni gjendjen katastrofale (FOTO-VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 07:43 20-09-2017 E frikshme! Tërmeti “shuan” Meksikën, shkakton 226 viktima, shikoni gjendjen katastrofale (FOTO-VIDEO)

Tërmeti i fuqishëm që goditi Meksikën qëndrore, deri tani ka vrarë të paktën 226 persona dhe ka rrëzuar qindra ndërtesa në kryeqytetin Mexico City.

Presidenti Enrique Pena Nieto tha se më shumë se 20 fëmijë kanë humbur jetën dhe 30 prej tyre kanë humbur mbas rrëzimit të ndërtesës së shkollës.

Tërmeti 7.1 ballë ka shkaktuar dëme të mëdha dhe në shtetet përreth.

Sheti i Meksikës goditet për herë të dytë brënda pak kohësh, pasi një tjetër tërmet 8.1 ballë ra në jug duke shkaktuar 90 viktima.

Epiqëndra e tërmetit të fundit ishte në Atencigo në qytetin Puebla, rreth 120 km nga kryeqyteti Mexico City, dhe thellësia ishte 51 km, sipas Institutit Gjeologjik Amerikan.

Pritet që bilanci i viktimave të thellohet më shumë për shkak të pasojave katastrofale që shkaktoi tërmeti i fortë, por newsbomb.al do t’ju mbajë të informuar për çdo të re në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

termet.jpg

rrenoja.jpg

vullnetaret.jpg

shtepite.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012314081192017
array(1) { ["section"]=> string(101) "e-frikshme-termeti-shuan-meksiken-shkakton-226-viktima-shikoni-gjendjen-katastrofale-foto-video-92982" }