E fton prej ditësh ne debat, Edi Rama i përgjigjet Ilir Metës: Të debatojë me Monikën për lidershipin e LSI (Nxehet debati President - Kryeministër)

Publikuar tek: politike, më 20:59 25-10-2020 E fton prej ditësh ne debat, Edi Rama i përgjigjet Ilir Metës: Të debatojë me Monikën për lidershipin e LSI (Nxehet debati President - Kryeministër) Rama - Meta

Prej ditësh presidenti Ilir Meta ka ftuar në debat kryeministrin Edi Rama, por përgjigja e këtij të fundit ka qenë negative dhe shpeshherë e shoqëruar me ironi.

Ndërkohë që ka shpërthyer edhe një debat tjetër, pasi kryeministri dhe mazhoranca akuzojnë presidentin Meta se po i bën presion gazetarëve, ndërkohë që nga ana tjetër Presidenca i ka kujtuar paketën anti-shpifje, të cilën e rrëzoi Komisioni i Venecias.

Me anë të një postimi të fundit këshilltari i kryeministrit, Endri Fuga, i ka kthyer përgjigje Presidentit Meta, ku i thotë se nëse do të bëjë debat, fillimisht të debatojë me Monika Kryemadhin se cili është në krye të LSI.

“Gazetat i ka djegur dhe mbyllur SB. Edhe gazetaret ai i ka gjobitur dhe burgosur. Por kur sot perdor epitetet, gjuhen dhe metodat e tij i bie qe je rende fare! Sa per debatet, IM le te debatoje me MK per lidershipin e LSI”, shkruan Fuga.

Tashmë që debati u nxeh dhe pritet që kundërpërgjigja nga presidenca të mos vonojë.

Screenshot_3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Iva Tiço i bashkohet Erion Veliajt dhe e falenderon: Shndërrove Ivën nga një njeri që jetonte në makinë, në çiklisten kryesore të Tiranës
‘Marrim deri në 300 mijë vota’, Avokati i protestave krijon parti politike, zbulohet emri: Do detyrojmë PS dhe PD të bëjnë koalicion bashkë »
Article Logic
Execution time: 0.011101007461548
array(1) { ["section"]=> string(149) "e-fton-prej-ditesh-ne-debat-edi-rama-i-pergjigjet-ilir-metes-te-debatoje-me-moniken-per-lidershipin-e-lsi-nxehet-debati-president-kryeminister-225128" }