E ftuan për një bisedë me lexuesin shqiptar, shkrimtari i njohur i vendos kusht Flutura Açkës: Vij, por dua të më lënë të pi cigare...

Publikuar tek: kulture-art, më 16:01 25-09-2019 E ftuan për një bisedë me lexuesin shqiptar, shkrimtari i njohur i vendos kusht Flutura Açkës: Vij, por dua të më lënë të pi cigare...

Autori i njohur francez Michel Houellebecq, pas shtatë romanesh në gjuhën shqipe, nga sot vjen me një roman të ri në gjuhën shqipe.

"Serotonina", e përkthyer mjeshtërisht nga përkthyesja e talentuar Edit Dibra është një tërmet mental kështu e ka cilësuar shkrimtarja dhe publicistja Flutura Açka.

Ftesës së saj për të ardhur për një bisedë me lexuesin shqiptar, Houellebecq i është përgjigjur prerazi.

'Vij në Shqipëri, por me kusht që të më lënë të pi cigare kudo', ka thënë autori i njohur.

Përmes një statusi në 'Facebook', Açka shprehet se i jep lumturi ndjesia që ka botuar pa asnjë lodhje e brerje këtë autor, që nuk është autor i milionave (parash), por që ndrit mendjet e milionave (njerëzve).

Sipas Açkës, nëse lexuesi gjen nëpër të ndonjë "gabim", ndonjë "përsëritje", ndonjë stop word, ta dijë që është e origjinalit, të cilit i kanë mbetur besnikë për të respektuar stilin e tij, të patëdytë.

Statusi i plotë:

Lexojeni, Miqtë e mi! Ky është një tërmet mental!

Michel Houellebecq: "Vij në Shqipëri,por me kusht që të më lënë të pi cigare kudo".

Kështu iu përgjigj ftesës sonë për të ardhur për një bisedë me lexuesin shqiptar, autori francez Michel Houellebecq, tashmë me shtatë romane në gjuhën shqipe. Nga sot edhe "Serotonina", e përkthyer mjeshtërisht nga përkthyesja e talentuar Edit Dibra. Romani ka pak kohë qe është botuar në Francë dhe cilësohet një nga veprat më te mrekullueshme të autorit. Nëse lexuesi gjen nëpër të ndonjë "gabim", ndonjë "përsëritje", ndonjë stop ëord, ta dijë që është e origjinalit, të cilit i kemi mbetur besnikë për të respektuar stilin e tij, të patëdytë.

Më jep lumturi ndjesia që e kam botuar pa asnjë lodhje e brerje këtë autor, që nuk është autor i milionave (parash), por që ndrit mendjet e milionave (njerëzve).

Michel Houellebecq nuk është shkrimtar, është vetëdije "e frikshme".

Michel Houellebecq nuk është rrëfimtar, por udhërrëfyes "i pamëshirshëm".

Michel Houellebecq nuk është peizazhist, por "pajisja" më e sofistikuar e vëzhgimit të thelbit tonë, dhe të botës ku rrojmë.

Michel Houelleecq është profeti ynë letrar.

Një muaj pas botimit të "Platformës", ndodhi 11 shtatori i rënies së Kullave Binjake.

Në të njëjtën ditë që botoi "Nënshtrimi", ndërsa ende ishte në studio për intervistën e parë të librit, ndodhi masakra në redaksinë e Charlie Hebdo në mes të Parisit.

Pak javë pas botimit të "Serotonina" plasi lëvizja e "Jelekverdhëve", siç e përshkruan ai revoltën njerëzore.

Dy fjalë për "Serotonina"

Një nëpunës francez, i cili ia ka kushtuar karrierën e tij bujqësisë, agrokimisë dhe bioteknologjisë, tashmë është pjesë e ekipit që kujdeset të promovojë djathërat franceze në tregun europian dhe t’i mbrojë ata nga kërcënimi i globalizimit. Ai sapo është ndarë nga e dashura, Juzuja, një rioshe japoneze njëzet vjet më e re, dhe po jeton me kujtimet e flirteve dhe dashurive të shkuara, mes të cilave, ndjenja e fuqishme për Kamilën, do ta shtyjë sërish nëpër aventura të reja. I gjendur në këtë zgrip, ai lë apartamentin e tij dhe nis e endet nëpër hotele luksoze, i qetë se Kaptoriksi, antidepresivi që merr me rekomandimin e një mjeku të çuditshëm, do t’ia shtojë prodhimin e Serotoninës në trup, kësisoj do ta mbajë njeri normal dhe funksional, edhe pse me riskun për t’u privuar nga libidoja dhe kënaqësitë e saj. “Serotonina”, me magjinë e saj të papërsërishtme, mes ironisë thukëse dhe trishtimit të fshehur pas saj, është një vaj për jetën e vërtetë që po venitet relievit mahnitës të Francës. Houellebecq është zëri i qartë francez, që bën shpjegimin tronditës për Europën sot, por edhe të botës ku po jetojmë.

“Mes diktatorëve të heshtjes së kohëve tona, vetëm ca prej tyre ia kanë dalë të bëjnë zhurmë aq zëlartë, sa të Michel Houellebecq.” John Banville

70713305_10217612285971094_3571835918799077376_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13889503479004
array(1) { ["section"]=> string(135) "e-ftuan-per-nje-bisede-me-lexuesin-shqiptar-shkrimtari-i-njohur-i-vendos-kusht-flutura-ackes-vij-por-dua-te-me-lene-te-pi-cigare-179763" }