E FUNDIT/ I riu i qëlluar me plumb në kokë në Tiranë është punëtor ndërtimi, ja se çfarë thonë dëshmitarët okularë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:13 22-08-2019 E FUNDIT/ I riu i qëlluar me plumb në kokë në Tiranë është punëtor ndërtimi, ja se çfarë thonë dëshmitarët okularë Foto nga vendngjarja

I riu që u godit me plumb në kokë në rrugën ‘’Myslym Shyri’’ është punëtor ndërtimi.

Ai punonte në njërin prej pallatave, që i është nënshtruar rikonstruksionit.

Sipas informacioneve të fundit, dëshmitarët okularë të marrë në pyetje bëjnë me dije se nuk kanë dëgjuar të shtëna armësh duke krijuar dyshime se 30-vjeçari mund të qëlluar me armë me silenciator.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar pronarin e pallatit dhe dëshmitarë okularë dhe ka marrë në dorëzim kamerat e sigurisë. 

Situata po ndërlikohet, pasi mjekët e Spitalit të Traumës e kanë të pamundur të bëjnë ndërhyrje kirurgjikale për shkak se plaga është e shkaktuar në zonë delikate.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032860994338989
array(1) { ["section"]=> string(119) "e-fundit-i-riu-i-qelluar-me-plumb-ne-koke-ne-tirane-eshte-punetor-ndertimi-ja-se-cfare-thone-deshmitaret-okulare-176031" }