E FUNDIT/ UEFA vendos: Europiani do të zhvillohet vitin e ardhshëm

Publikuar tek: sport, më 16:04 17-03-2020 E FUNDIT/ UEFA vendos: Europiani do të zhvillohet vitin e ardhshëm

Sot në orën 13:00, UEFA ka organizuar një video-konferencë me 55 federatat anëtare, teksa EURO 2020 do të spostohet në vitin 2021.

Ligat e tjera Europiane, siç janë Liga e Kampioneve dhe ajo e Europës do të vijojnë, edhe pse mund të zgjaten disa javë më shumë.

Këto janë të rejat më të fundit, teksa shtypi europian shkruan se EURO 2020 do të luhet në qershor 2021.

Pas takimeve të sotme (video-konferencë) do të vendoset një grup pune, që do të shqyrtojë fillimisht kalendarin e Ligave Europiane dhe kompeticioneve përkatëse.

Gjithashtu nga takimi i sotëm me 55 federatat do të ketë edhe një rishikim financiar, për të parë sesi futbolli është ndikuar nga Covid-19 dhe masat për këtë gjë. UEFA pritet të dalë me një komunikim zyrtar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Dybala me koronavirus', e përgënjeshtron gazetari: Është fake news, sapo e telefonova
»
Article Logic
Execution time: 0.015286922454834
array(1) { ["section"]=> string(71) "e-fundit-uefa-vendos-europiani-do-te-zhvillohet-vitin-e-ardhshem-198984" }