E futën me forcë në makinë, dalin DETAJE të reja nga rrëmbimi i të riut maqedonas në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:36 07-12-2019 E futën me forcë në makinë, dalin DETAJE të reja nga rrëmbimi i të riut maqedonas në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë nga rrëmbimi i 23 vjeçarit maqedonas në Tiranë.

Mësohet se Davor Velefski ka qenë pranë Gjykatës kur forcërisht është futur në makinë nga Albert Xhoka dhe Sokol Masha.

Sakaq, bëhet me dije se ai është shprehur para policisë se i dy autorët i kanë vënë pistoletën në kokë dhe i kanë kërkuar 250 mijë euro.

Ndërkohë forcat blu janë vënë në ndjekje të mjetit, ku kanë bërë të mundur edhe arrestimin e tyre.

Një prej autorëve është vënë në pranga në mjet, ndërsa tjetri u arratis në këmbë, por u kap pas disa minutash. Në mjet u gjet edhe 23 vjeçari, i cili i tregoi policisë ngjarjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015481948852539
array(1) { ["section"]=> string(97) "e-futen-me-force-ne-makine-dalin-detaje-te-reja-nga-rrembimi-i-te-riut-maqedonas-ne-tirane-188679" }