E futën në thes me një mace të egër, e rrahën barbarisht deri në vdekje se nuk iu dorëzua epsheve të sigurimsit, përkujtohet sot në Shkodër 22 vjecarja MARIE TUCI (HISTORIA TRAGJIKE)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:21 24-10-2020 E futën në thes me një mace të egër, e rrahën barbarisht deri në vdekje se nuk iu dorëzua epsheve të sigurimsit, përkujtohet sot në Shkodër 22 vjecarja MARIE TUCI (HISTORIA TRAGJIKE)

Askush si vajza mirditore 22 vjecare nuk i ka njohur dhe provuar aq barbarisht torturat e regjimit diKtatorial të komunizmit.

Sot mbushen plot 70 vjet nga ndarja nga jeta e Marie Tucit, mësueses mirditore, e vetmja femër e renditur në listën e 40 martirëve shqiptarë e shpallur e Lumtur në nëntor 2016, raporton newsbomb.al.

Sot, për nder të saj në teatrin Migjeni në Shkodër, vihet në skenë drama me të rinjtë e Famullisë Rranxa Bushat në Shkodër, ndërkohë që hyrja do të jetë falas për të gjithë.

Historia e Marie Tucit është tragjike. Pas arrestimit së bashku me të vëllain pas vrasjes së Bardhok Bibës, vuajtjet për të nuk mbarojnë. Shefi I sigurimit të Shkodrës në atë kohë, Hilmi Seiti, u godit nga bukuria e vajzës dhe donte të abuzonte me të, por ndeshi në kundërshtimin e Maries. Për shkak të mosbindjes, Marien e futën në një thes me një mace të egër, duke e goditur nga jashtë vazhdimisht. Kur e nxorrën prej andej, Maria nuk njihej. Edhe pse u dërgua në spital, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 22 vjecare në 24 tetor 1950, raporton newsbomb.al.

Marie Tuci, vajza mirditore u shndërrua në simbolin e emancipimit e të dinjitetit njerëzor e femëror në kushtet e regjimit të egër diktatorial komunist që e coi drejt vdekjes. Në kohën e demokracisë, Tuci përkujtohet si një grua me një dinjitet të lartë e të pathyeshëm që nuk iu dorezua epsheve të funksionarëve të regjimit të kohës, ndonëse ishte e mbyllur në qelitë e komunizmit.

U shpall e Lume së bashku me 28 martirë të tjerë të Kishës Katolike Shqiptare, në Shkodër, në 5 nëntor 2016. /NEWSBOMB.AL/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « S’mban më gazetari: Agimi i Artë shporret nga ekranet, kurse Fredi Beleri bredh i lirë; Presidenti ‘superpatriot’ kafshon gjuhën, qeveria fsheh kokën si struci (E PLOTË)
2 vjetori i vrasjes së Konstandinos Kacifas, familjarët zhvillojnë ceremoni private në Bularat: Ai e bëri këtë edhe për shqiptarët…(E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.013849020004272
array(1) { ["section"]=> string(185) "e-futen-ne-thes-me-nje-mace-te-eger-e-rrahen-barbarisht-deri-ne-vdekje-se-nuk-iu-dorezua-epsheve-te-sigurimsit-perkujtohet-sot-ne-shkoder-22-vjecarja-marie-tuci-historia-tragjike-224974" }